Mozzik i ka vënë flakën kësaj vere me projektet e tij ritmike dhe ne nuk dimë cilën prej këngëve të reja të dëgjojmë më parë.
“Madonna”, “PP” dhe “Baby” kanë thyer rrjetin këto ditë dhe janë kthyer padyshim në hitet e verës, ndërsa Mozzik në artistin më të dëgjuar.
Madje, sipas statistikave të “Billboard Albania”, reperi ka rezultuar për të katërtën javë radhazi më i dëgjuari nga këngëtarët shqiptarë.
Klipet e tij kanë thyer rekorde klikimesh në rrjet dhe reperi sigurisht që është krenar për këtë sukses, ndërsa lajmin e bukur e ka ripostuar vetë në InstaStory.
Surprizat s’mbarojnë me kaq, pasi Mozzik e ka gati edhe albumin e tij “MozzArt”, i cili do të lançohet i gjithi më datën 31 të muajit korrik.
Pra, na kanë mbetur edhe pak ditë për të pritur!