“DONALDI DO LIDHJET ME DIKË ATY”/ Ish-banorët e BB komentojnë VIP-at – AlpeGossip
“DONALDI DO LIDHJET ME DIKË ATY”/ Ish-banorët e BB komentojnë VIP-at

“DONALDI DO LIDHJET ME DIKË ATY”/ Ish-banorët e BB komentojnë VIP-at

Disa prej ish-banorëve të “Big Brother” ndër vite kanë komentuar ditën e sotme, puntatën e parë të “Big Brodher VIP” që nga moderatorja e deri te 14 personazhet e njohur. Në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ishin Jonida Aliçkolli, Olsi Mingomata, Fjorentina Halili dhe gazetari Andi Vrapi. Ndërsa në lidhje “Skype” ishte Qetsor Ferrunaj.

Fiorentina Halili: U lotova i çik, ndoshta se kujtova nostalgjinë. Mua më bëri çudi Sabiani që hyri. Po të marrësh parasysh Big Brother VIP në Itali, personazhet nuk njihen shumë, zero. Ndërsa këtu kemi kast. Duke e njohur Ardit Çunin dhe angazhimet e tij, nuk e mendoja se do të bëhej pjesë.

Olsi Mingomataj: Ishte këndshëm. Mu kujtua se unë kam hyrë i dyti te Big Brother 1. Hy aty dhe rri duke pritur se kush do hyjë. Asnjë nga konkurrentët nuk kanë qenë të njëjtë si natën e parë, të nesërmen ishin ndryshe. Unë me çfarë pashë, mendoj se do spikatin Donaldi, Paloma, Fifi që ishte shumë posesive dhe Arjola. Enigmatike ishte shoqja e Bojkut, Semi. Ishte njëri që qeshte gjithë kohës. Arjola do luaj shumë, do mërzitet shumë. Ajo ka lënë fëmijët për çmimin. U tregua më e sinqerta.

Qetsor Ferrunaj: Ishte super, studio perfekte, ngjyra të bukura. Arbana ishte super. Nuk ka asgjë të keqe për të thënë se nuk ka asnjë gjë negative. Veç ta shpik, nuk mendoj se ka gjëra të këqija, të paktën nga nata e parë. Edhe ajo shtëpia me pulat, gomarin, ishte interesante.

Jonida Aliçkolli: Me Palomëm kam punuar për vite me radhë në Top Albania Radio dhe e di shumë mirë se asaj shtëpie i duhej një banore si Paloma. Fifi është një super personazh, përveçse e talentuar.  Do ketë edhe çift, Donaldi do lidhet me dikë aty.