“URIME…”/ Bora e uroi Donaldin për ditëlindje dhe askush nuk e vuri re (VIDEO) – AlpeGossip
“URIME…”/ Bora e uroi Donaldin për ditëlindje dhe askush nuk e vuri re (VIDEO)

“URIME…”/ Bora e uroi Donaldin për ditëlindje dhe askush nuk e vuri re (VIDEO)

Një ditë më parë vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj festuan 27 vjetorin e lindjes. Donaldi publikoi një këngë ditën e djeshme që tërhoqi vëmendjen e publiut, kryesisht për shkak të tekstit. Ndërsa urimet për vëllezërit ishin të shumta, nuk ka munguar një urim as nga Bora.

Dyshja konfirmuan pak ditë më parë në mënyrën e tyre ribashkimin që përflitej prej kohësh dhe fansat po prisnin me padurim një dedikim nga ana e moderatores. Megjithatë, ndonëse jo drejtpërdrejt, moderatorja duket se ka gjetur një mënyrë për të uruar Donaldin.

Në një postim në Instastory, bashkangjitur një video të sajën bardh e zi, Bora shkruan thjeshtë: “Urime, urime!”, shoqëruar edhe me një buzëqeshje. Urimet nuk mund të jenë vetëm për ditëlindjen por dhe për këngën e re, duke marrë parasysh se dhe në klip kishte vetëm ngjyra bardh e zi.