Renee vetëm 3 vjeçe, por është gati të ndjekë “pasionet e çmendura” të të atit – AlpeGossip
Renee vetëm 3 vjeçe, por është gati të ndjekë “pasionet e çmendura” të të atit

Renee vetëm 3 vjeçe, por është gati të ndjekë “pasionet e çmendura” të të atit

Këtë vit e vogla e Nora Istrefit dhe Robert Berishës festoi tre vjetorin e lindjes. E kemi parë shpesh se Renee është një vajzë shumë çapkëne dhe e shkathët. Mesa duket ajo ka filluar të ndjekë edhe disa nga pasionet e babit Robert.

Këngëtarin e kemi parë shpesh që ka një pasion shumë të madh për makinat, motorat dhe shpejtësinë e lartë. Dhe duket se Renee po ecën në gjurmët e të atit. Vetë Roberti ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën Renee shihet se ka hipur në një motorr të madh dhe madje duket se nuk ka ndërmend të lëviz që andej. Gjithashtu vihet re se e vogla nuk trembet aspak pavarësisht se Roberti i jep gaz motorit. Renee mund të jetë shumë e lidhur me mami Norën, por tani mund të themi me plot gojën se ajo është vërtet goca e babit.