E pyesin se cila prej kolegeve është e patalentuara/ Flaka Krelani e thotë troç: Nuk mendoj…(VIDEO) – AlpeGossip
E pyesin se cila prej kolegeve është e patalentuara/ Flaka Krelani e thotë troç: Nuk mendoj…(VIDEO)

E pyesin se cila prej kolegeve është e patalentuara/ Flaka Krelani e thotë troç: Nuk mendoj…(VIDEO)

Nuk ka diskutim që Flaka Krelani është një prej zërave më të mirë dhe një prej këngëtareve më unike shqiptare.

Talenti i saj ka spikatur që në fillimet e karrierës së saj dhe mbetet një prej atyre këngëtareve të cilën më së shumti e njohim prej punës së saj se sa prej skandaleve mediatike.

Por së fundmi, duket se Flaka për pak është bër pre e një “skandali” të vogël.

E ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, Krelani në rubrikën “Haje ose Thuaje”, është pyetur se cila është kolegia më e patalentuar sipas mendimit të saj.

Mes sfidës për të ngrënë diçka jo fort të shijshme apo të treguarit e sinqertë, këngëtarja vendosi të hante.

“Nuk mendoj se më takon mua,” u shpreh ajo.