E ftuara e radhës në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ka qenë këngëtarja e njohur Eli Fara. Teksa zbulonte detaje për jetën e saj, familjen dhe karrierën, vëmendjen tërhoqi pyetja për jetën sentimentale.
“Nuk jam e dashuruar. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rriten kërkesat ndaj vetes. Zemra ime është e lirë”,-ka thënë Eli. Edhe pse është akoma në formë perfekte pas shumë vitesh në skenë, këngëtarja është shumë e lumtur vetëm dhe këtë nuk nguron ta pranojë. Ajo ka folur edhe për vajzën e saj, Marinën dhe ka zbuluar se janë më shumë shoqe se nënë e bijë.