“VERA GRABOCKA VLEN SA 10 UNIVERSITETE”/ Alketa Vejsiu uron me fjalët më të ëmbla (FOTO) – AlpeGossip
“VERA GRABOCKA VLEN SA 10 UNIVERSITETE”/ Alketa Vejsiu uron me fjalët më të ëmbla (FOTO)

“VERA GRABOCKA VLEN SA 10 UNIVERSITETE”/ Alketa Vejsiu uron me fjalët më të ëmbla (FOTO)

Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, Alketa Vejsiu vendosi të ndajë me ndjekësit në profilin e saj në Instagram një urim super special për çdo mësues në jetën e saj, që ka luajtur një rol të rëndësishëm për t’a bërë atë që është sot.

Nga mësuesja e fillores tek Vera Grabocka, Alketa uron me fjalët më të ëmbla mësuesit e jetës së saj.

“Faleminderit cdo njeriu qe ka ndikuar fort ne edukimin tim, mesuesve te fillores Zysh Fili Trendafili , mesueseve ne Pallatin e Pionerit vecanerisht Prof Luan Bakiut qe me dha mikrofonin per here te pare, atyre qe me vinin yje ne shkolle e deftesa por une doja “yje me xixa” se isha shume ambicioze, mamit dhe babit qe me mesuan abetaren dhe matematiken para se te hyja ne klase te pare, mesuesit e mi te gjimnazit te cileve ju dilja perpara ne korridor e ju kerkoja mos me conin ne tabele perpara klases se kisha punuar e s’kisha mesuar sic duhej, zysh Mondes se fizikes qe me conte gjithmone per 20% e mungesave te oreve te para ( prenzatime qe me krenari i mbroja), mesuese Etleves se letersise me te cilen kam nje histori qe pas kaq shume vitesh ka bere vend tek mua, dhe patjeter profesoreve te fakultetit ne menyre te vecante Profesor Maqos dhe Profesor Bashkim Rusetit te cilet me treguan se edhe ne lende te veshtira si matematika dhe informatika, me pune mund te mberrish rezultate.”- shkruan ajo në postim.

“Ne Menaxhim Strategjik Vasilika Kume dhe Jorida Tabaku ishin pedagoget e mia te preferuara. Mesuesi im me i shtrenjte do te mbetet Vera Grabocka, nje grua per te cilen kam vite qe kembengul qe t’ja marr nje interviste, por nuk ma jep… Do e donit shume ate model gruaje nese do ta njihnit me teper! Vera ka qene 10 universitete bashke per mua! Gezuar 7 Marsin te gjithe mesuesve fisnike! Tek ju mbeshtetet edukimi dhe emancipimi i nje Kombi te tere!”- përfundon Alketa.