DUA LIPA TRIUMFON SËRISH/ Fiton dy çmime dhe ka një mesazh për industrinë e muzikës – AlpeGossip
DUA LIPA TRIUMFON SËRISH/ Fiton dy çmime dhe ka një mesazh për industrinë e muzikës

DUA LIPA TRIUMFON SËRISH/ Fiton dy çmime dhe ka një mesazh për industrinë e muzikës

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ndarja e çmimeve “The Global Awards”, ku këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte e nominuar në 5 kategori.  Prej tyre ajo arriti të rrëmbente dy çmime, “Artistja më e mirë” dhe “Artistja më e mirë britanike”.

Pasi fitoi çmimet e saj, Dua dha një mesazh për të gjitha artistet e tjera femra. “Sinqerisht nuk e kuptoj pse nuk ka ndodhur më parë. Më duhet ta them se gjithmonë i kam dashuruar artistet femra. Por tani mendoj se jemi në kohën kur njerëzit po na kushtojnë me të vërtetë rëndësi, prandaj ne jemi duke bërtitur me të madhe”, – ka thënë Dua. Kujtojmë se pak javë më parë Lipa fitoi dy çmime në ‘Grammy Awards’, duke hyrë në histori si shqiptarja e parë që triumfon në një event aq madhështor.