TREGON DISA NGA MOMENTET E JETËS SË SAJ/ Lori Hoxha rrëfen betejën me atakun e panikut: Fillova të qaja në rrugë… (FOTO) – AlpeGossip
TREGON DISA NGA MOMENTET E JETËS SË SAJ/ Lori Hoxha rrëfen betejën me atakun e panikut: Fillova të qaja në rrugë… (FOTO)

TREGON DISA NGA MOMENTET E JETËS SË SAJ/ Lori Hoxha rrëfen betejën me atakun e panikut: Fillova të qaja në rrugë… (FOTO)

Lori Hoxha ka vendosur sot t’u tregojë ndjekësve në Instagram disa nga momentet e jetës së saj dhe prej tyre ka veçuar një moment në vitin 2018, kur ndodhej në Milan për organizimin e dasmës së Sarës. Lori ka treguar se asokohe ka përjetuar atak paniku dhe ka ndarë eksperiencën e saj.

“Verë 2018. Ne ishim duke organizuar dasmën e motrës sime dhe ishim në Milano. Më kujtohet kjo ditë, sepse kisha dridhje në gjithë trupin dhe më dukej sikur dridhesha, por në fakt nuk po më ndodhte kjo gjë. Po përpiqesha shumë fort që të isha prezente. Atë mbrëmje shkuam për darkë në Nobu dhe po përdorja shkopinj dhe njëri prej tyre më ra nga dora dhe po mendoja se kisha goditje në tru, kështu që u ngrita, u largova dhe fillova të qaja në rrugë. Kjo zgjati deri në tetor, kur lëviza në Londër. Kam pasur vetëm 2 atak paniku që atëherë”, ka treguar Lori.

Një ndjekës e falenderon Lorin që flet për eksperiencën e saj me atak panikun, pasi jo të gjithë e bëjnë.

“E vetmja gjë që doja askohe ishte dikush të më bënte të ndihesha që nuk isha vetëm dhe çfarëdo që po ndjeja ishte normale. Nëse mund ta bëj këtë për të gjithë, do më pëlqente ta provoja”, shkruan Lori.