“E NEVERITSHME PËR VENDIN”/ Arjola Demiri u kthehet ndjekësve që kritikuan lëvizjet e saj në kishë: Ikni e… – AlpeGossip
“E NEVERITSHME PËR VENDIN”/ Arjola Demiri u kthehet ndjekësve që kritikuan lëvizjet e saj në kishë: Ikni e…

“E NEVERITSHME PËR VENDIN”/ Arjola Demiri u kthehet ndjekësve që kritikuan lëvizjet e saj në kishë: Ikni e…

Një video e Arjola Demirit duke kërcyer në ambientin e një kishe me lëvizje provokuese e ka vendosur atë në shenjestrën e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, është vënë së fundmi në shënjestrën e përdoruesve të rrjeteve sociale. Shkak është bërë një video që ajo ka publikuar në “Instagram”.

Në videon në fjalë, aktorja shfaqet duke kërcyer në ambientin e një kishe me lëvizje paksa provokuese. E për këtë arsye ndjekësit e kanë kritikuar.

“E neveritshme për vendin...”/ Arjola Demiri u kthehet

“Një video pa asnjë etikë, e neveritshme për vendin ku e keni bërë. Dhe tregon nga juve veç papërgjegjshmëri dhe fyerje mbi besimin! Kisha është vend lutjesh e shprese, ku dëgjohet e shpërndahet fjala e Zotit. Dhe juve krijoni video kërcimi në vende të tilla”, i shkruan dikush në postimin e saj në “Instagram”.

Duke parë reagimet e shumta që ka marrë kjo video, Arjola ka vendosur që të reagojë. Ajo ka lënë një koment te postimi dhe shkruan:

“Për të gjithë këto moralista që mban kjo tokë e sidomos këta që shohin veprimet e mija me lupë e i zmadhojnë e i bëjnë Allahi na ruajt, veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm #albanianroots ku festuan kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar të gjithë shqiptarë. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo se unë s’bën po ikni ore shifni punët e juaja se na keni knoq fare me këto morale qe s’di ku i blini sa ju kushton kg se i shisni shtrenjtë a kështu i blini shumë lirë,”-shkruan ajo.