2 DITË MË PARË HYRI NË “PËRPUTHEN”/ Zbulohet sherri i Sarës me reperen e njohur shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
2 DITË MË PARË HYRI NË “PËRPUTHEN”/ Zbulohet sherri i Sarës me reperen e njohur shqiptare (FOTO)

2 DITË MË PARË HYRI NË “PËRPUTHEN”/ Zbulohet sherri i Sarës me reperen e njohur shqiptare (FOTO)

Dy ditë më parë në “Përputhen”, hyri një konkurrente e re. Ajo quhet Sara Malaj, është 22 vjeç dhe jeton në Athinë. Kjo nuk është hera e parë që e shohim Sarën pasi ajo merret dhe me muzikë dhe tre vite më parë ishte e ftuar në “Zonë e lirë” si reperja e parë femër.

Madje gjatë intervistës me Çanin, Sara akuzonte reperen nga Kosova, Baby G se e ka kopjuar në një set fotografik.

“Ne jemi takuar në Kosovë nga njerëz të përbashkët dhe më pas kam dëgjuar se ajo ishte xheloze per mua. Nuk i dhashë rëndësi! Ka marrë ide të miat për klipin që ka bërë dhe une nuk e nxora klipin pastaj me te njëjtën kompani që unë i dhashë idetë. Pas fotove që unë hodha ajo e ka marrë shumë personale, unë s’kam kohë të merrem me beba se bebat shkojnë tek kopshti i mësojnë edukatoret. Të kishte mend aq sa ka moshën do e respektoja, shpresoj të rritet mos ngel si Greta Koçi 14 vjeç për 10 vjet”, tha Sara.

Sara ka publikuar edhe disa foto të bisedës me Baby Gee duke e akuzuar se reperja e ka kërcënuar.