“GJITHÇKA MË DUHET JE TI”/ Loredana përtej suksesit që po shijon, Hana vjen e para – AlpeGossip
“GJITHÇKA MË DUHET JE TI”/ Loredana përtej suksesit që po shijon, Hana vjen e para

“GJITHÇKA MË DUHET JE TI”/ Loredana përtej suksesit që po shijon, Hana vjen e para

Loredana po shijon suksesin në muzikë, ashtu sikurse është vënë shpesh në qendër të vëmendjes lidhur me një romancë të re në jetën e saj. Megjithatë, gjithçka që i duhet Lorit në këto momente është një person në veçanti.

Hana bëhet shpesh protagonistja e postimeve të Loredanës, ndërsa në foton e fundit, reperja ka ndarë një nga kujtimet më të ëmbla me ndjekësit. “Gjithçka që më duhet je ti”, ka shkruar Lori në foton krah vogëlushes, ndërsa dedikimin e ka shoqëruar me një ikonë emocionuese.

Hana po jeton momentalisht me Loredanën, ndonëse takimet me të atin nuk mungojnë. Mozzik preferon të kalojë fundjavat me të bijën, teksa sigurohet që shumë momente t’i ndajë me fansat në Instagram.