Koreografi Albi Nako dhe balerina, Alba Hoxha janë përfolur gjatë për një romancë mes tyre, e cila sipas burimeve ka marrë fund ende pa u bërë publike nga personazhet e famshëm të showbiz-it. Por, duket se pas kësaj ‘ndarjeje’ edhe postet e tyre në Klan TV kanë ndryshuar.
Albi Nako prezantoi kastën e tij të balerinëve për sezonin e ri të spektaklit “Dance With Me”, dhe menjëherë u vu re mungesa e Albës. Në krye qëndronte balerina me origjinë kolumbiane,Rosalinda Nocito që duket se do të spikasë këtë puntatë.
Nga ana tjetër Alba Hoxha ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, se përveç prezantimit të motit, i është besuar një detyrë e rëndësishme në emisionin Stop, si koreografe e velinave.
Pak kohë më parë çifti i supozuar i balerinëve, Albi Nako dhe Alba Hoxha, sipas zërave që qarkulluan në median rozë, i dhanë fund lidhjes së tyre, ende pa e bërë publike. Shkak për këtë u that ë ishin prindërit e balerinës, që nuk përshtateshin me këtë lidhje, me një diferencë të theksuar moshe.