E MBAJTI TË FSHEHTË LIDHJEN ME PATRISIN/ Tuna zbulon detaje nga njohja me të – AlpeGossip
E MBAJTI TË FSHEHTË LIDHJEN ME PATRISIN/ Tuna zbulon detaje nga njohja me të

E MBAJTI TË FSHEHTË LIDHJEN ME PATRISIN/ Tuna zbulon detaje nga njohja me të

Tuna dhe Patris Berisha janë ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë. Marrëdhënia e tyre është vënë shpesh në qendër të tyre dhe disa herë janë përfolur edhe për ndarje.

Në fillimet e njohjes ata zgjodhën të mos binin në sy dhe takimet e para kanë qenë të fshehta. Lidhur me historinë e njohjes dyshja janë treguar të rezervuar duke mos ndarë shumë detaje me publikun.

Mgjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin ‘Mirage’, Tuna ka zbuluar disa detaje.

”Patrisin e njoh prej shumë vitesh. Ne jemi takuar në palestër.

Në fillim nuk bëheshim për t’u takuar, pasi gjithmonë që e linim për t’u parë ndodhte ndonjë gjë. Historia e njohjes është shumë e lezetshme, por dëshroj që të mose e ndaj ende me publikun”, u shpreh këngëtarja.

Ajo shtoi se lidhja nuk ka nisur për qëllime serioze, megjithatë sot ja kanë dalë ta mbajnë të fortë dhe të sjellin në jetë një djalë.