Më e mirë e ëma se e bija! Eli Fara sfidon dhe vajzën, me fustanin transparent që ja hoqi trurin të gjithëve – AlpeGossip
Më e mirë e ëma se e bija! Eli Fara sfidon dhe vajzën, me fustanin transparent që ja hoqi trurin të gjithëve

Më e mirë e ëma se e bija! Eli Fara sfidon dhe vajzën, me fustanin transparent që ja hoqi trurin të gjithëve

Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Eli Fara, ka qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave si për karrierën muzikore, ashtu edhe për pamjen e saj tepër joshëse. Edhe pse 51 vjeҁ, Eli duket gjithmonë në formë dhe shumë herë më e re sesa mosha që ka.

Mirëpo së fundmi vëmendja e mediave nuk ka qenë vetëm tek Eli, por edhe tek vajza e saj Marina Fara, e cila po cmend rrjetin me pozat provokuese që herë pas here publikon në profilin e saj në ‘Instagram’ dhe ka mbledhur një numër të madh ndjekësish.

Nënë e bijë duken si dy motra ose shoqe dhe e veshtirë të dallosh se cila ka moshë më të madhe prej tyre. Këtë gjë këngëtarja e ka vërtetuar së fundmi në daljen e saj skenike, teksa ndodhej në një tur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eli shfaqet e veshur me një fustan të zi me pjesë transparente dhe duket tepër në formë, duke ua hequr trurin të gjithë fansave të saj. Me këtë veshje transparente këngëtarja ‘sfidon’ të bijën e saj dhe të gjitha moshataret e Marinës, pasi ngjason me një 20 vjecare tejet seksi dhe tërheqëse.