Prej disa ditësh ka startuar në ekranin e Tv Klan spektakli ‘Dance With Me’, nën moderimin e Alketa Vejsiut dhe mbikëqyrjen e Vera Grabockës. Show padiskutim që është shumë i ndjekur dhe i pëlqyer. Vipat e këtij sezoni kanë dhuruar shumë emocione dhe jemi kënaqur duke i parë.
Pjesë e tyre këtë vit është edhe Valer Kolnikaj, i cili mesa ka deklaruar e ka marrë shumë me qejf këtë pjesëmarrje të tij në shown më të ndjekur. Por ditën e sotme ai na tregoi skarificat e ëmbla që i duhet të bëjë për të qenë pjesë e spektaklit. Ai ka postuar një story në instagram ku shihet duke vallëzuar me Alba Hoxhën. Në mbishkrimin e fotos ai ka thënë: “Duhet punë e disiplinë për të merituar fitoren”.
Valeri gjithashtu ka treguar se i ka filluar provat që pa gdhirë, megjithatë ata të dy kanë pozuar shumë energjik nga vendi i provave. Ai shoqërohet nga moderatorja Stela Kotri, e cila është edhe partnerja e tij në vallëzim. Së bashku janë kurorëzuar edhe fitues të një nate.