I pari që mbërriti sot te shkolla “Kosova” ishte Ardit Gjebrea. Jo për të filluar klasën e parë, por për të kujtuar shkollën e tij fillore dhe për të parë se si është transformuar.
“Mora rrugën të vij në shkollën time Kosova ku kam studiuar në katër vitet e mia të para. Mbylla sytë dhe erdha që të gjeja atë ndërtesën një katëshe që ishte në formë U-je dhe shikoni se çfarë shikoj. Është e pabesueshme se si kjo shkollë ka ndryshuar dhe menjëherë mu kujtua filmi “ritorno al futuro” me ato 30 vitet që do të vijnë më pas do të doja që të studioja. Që të isha fëmijë, por jo tek shkolla një katëshe, te kjo shkollë e cila simbolizon atë që do të vijë 30 vite më pas. Tani ju me efektet speciale më bëni dot bebe.”