NUK PRANON TË FLASË MË ME TË/ Kylie Jenner i jep fund shoqërisë me Jordyn Woods – AlpeGossip
NUK PRANON TË FLASË MË ME TË/ Kylie Jenner i jep fund shoqërisë me Jordyn Woods

NUK PRANON TË FLASË MË ME TË/ Kylie Jenner i jep fund shoqërisë me Jordyn Woods

Mesa duket, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre. ‘TMZ’ raporton se ish-mikeshat e ngushta vazhdojnë të mos flasin me njëra-tjetrën dhe Kylie duket se ka vendosur të vazhdojë jetën, pa Jordyn pjesë të saj.

Pavarësisht lajmeve të mëparshme se Kylie dhe Jordyn flasin, ato nuk kanë bërë asnjë progres dhe e gjitha kjo ka të bëjë me paraqitjen e Jordyn në emisionin ‘Red Table Talk’, ku ajo mohoi të kishte pasur ndonjë gjë me Tristan.

‘TMZ’ shkruan se intervista e saj e bëri Kylien të sigurohej se shoqëria nuk mund të vazhdojë. Si përfundim, Kylie do që Jordyn të marrë gjërat nga shtëpia e saj, në mënyrë që t’i japin fund shoqërisë. Në të ardhmen, ato mund të jenë të afërta bashkë, por thjesht jo shoqe të ngushta