Adrola Dushi modelja bukuroshe shqiptare, këtë vit mori pjesë si prezantuese e ”Kënga Magjike” përkrah Ardit Gjebreas.
Që natën e parë të festivalit, Adrola u kritikua shumë për mënyrën e prezantimit dhe në rrjetet e saja sociale me anë të një fotoje së bashku me miken e saj të ngushtë Xhesika Berberi u shpreh se shoqja e saj ishte krenare për paraqitjen e saj në festival ndërsa të tjerët shkojnë e vijnë.
Sot, Adrola ka zgjedhur ti dedikojë sërisht disa fjalë të bukura mikes së saj me anë të një fotoje në Instagram ku të dyja shfaqen të përqafuara.
Adrola ka shkruar: Me mijera sy me shihnin.. Ndjesia orienton shikimin.. pertej atyre mijerave shikimeve hasa ne vezullimin e veshtrimit tend.. Ti ishe krahu i gjithe ketyre neteve qe vetem me nje shikim me dhe ate qe mua me duhej! @xhesikaberberi.
Mesa duket shoqëria e vajzave është aq e fortë saqë e vetmja mbështetje që i duhet është ajo e njëra-tjetrës! /AlpeGossip.al