“PUBLIKU NUK DUHET TË VOTONTE”/ Habit Armend Rexhepagiqi: Mund të manipulohet… – AlpeGossip
“PUBLIKU NUK DUHET TË VOTONTE”/ Habit Armend Rexhepagiqi: Mund të manipulohet…

“PUBLIKU NUK DUHET TË VOTONTE”/ Habit Armend Rexhepagiqi: Mund të manipulohet…

Gjatë ”Të dielës Shqiptare” në rubrikën që i kushtohet sot festivalit të ”Kënga Magjike” u krijua një debat i lidhur me faktin se nëse votimet nga celulari duhet të konsiderohen dhe të merren parasysh apo jo.

Ardit Gjebrea dha një përmbledhje të gjithë votave që mori secili artist nga votimi nëpërmjet telefonit. Në fund të përmbledhjes, Armendi Rexhepagiqi u shpreh se kjo formë votimi nuk duhet të merret parasysh sepse mund të jetë e manipulueshme nga ana e këngëtarëve dhe për më tepër ata artistë që kanë pak vota nuk duhet të përfilleshin.

Në anën tjetër, Arditi i shpjegoi se kjo ishte mënyra më e sigurt për tu votuar sepse nuk mund të manipulohet prej hackerave siç ndodh me votimin online. Gjithashtu Arditi u shpreh se më mirë të ketë pak vota por të jenë të vërteta sesa të ketë shumë vota e të jenë të pavërteta. /AlpeGossip.al