NUK MUND TË PRESIM MË! Ja kur do t’i dëgjojmë këngët e ‘Festivalit të RTSH-së’ – AlpeGossip
NUK MUND TË PRESIM MË! Ja kur do t’i dëgjojmë këngët e ‘Festivalit të RTSH-së’

NUK MUND TË PRESIM MË! Ja kur do t’i dëgjojmë këngët e ‘Festivalit të RTSH-së’

Po pritet me padurim Festivali i Këngës në RTSH, ku këtë vit konkurrojnë emra shumë të njohur të muzikës si Elvana Gjata, Arilena Ara, Bojken Lako, Era Rusi, Stresi dhe Eli Fara, Robert Berisha, Olta Boka, Renis Gjoka, Kastro Zizo etj.

Faqja e Festivalit ka bërë të ditur se këngët e artistëve do të mund t’i dëgjojmë nesër në orën 18:00.

20 këngët konkurruese do publikohen në Youtube.

Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision.