“KUR ISHA ÇAPAÇUL…”/ Luiz Ejlli poston foton e veçantë nga fëmijëria e tij! – AlpeGossip
“KUR ISHA ÇAPAÇUL…”/ Luiz Ejlli poston foton e veçantë nga fëmijëria e tij!

“KUR ISHA ÇAPAÇUL…”/ Luiz Ejlli poston foton e veçantë nga fëmijëria e tij!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Një ndër fjalët që do të mbahet mend nga ky edicion është fjala ‘çapaçul’, që Luiz Ejlli e përdorte shpesh ndaj banorëve të tjerë. Vetëm pak më parë Luizi ka postuar një foto shumë të veçantë nga fëmijëria e tij, ku shfaqet në plazh dhe duke qeshur.

 

FOTO

Ditën e sotme Luizi ka postuar në Instastory një foto me Kiarën dhe kolegët e tij në Korçë, ku dhe po xhirohet filmi “Në kuadër të dashurisë”. Ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ka qenë shkrimi i Luizit në foto, ku e cilëson këtë periudhë si muaj mjalti.