MBAJTI SEKRET SHTATZËNINË/ Historia e dashurisë së Mariza Ikonomit, kush është partneri i këngëtares – AlpeGossip
MBAJTI SEKRET SHTATZËNINË/ Historia e dashurisë së Mariza Ikonomit, kush është partneri i këngëtares

MBAJTI SEKRET SHTATZËNINË/ Historia e dashurisë së Mariza Ikonomit, kush është partneri i këngëtares

Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e mbajti për 9 muaj të fshehtë lajmin e shtatzënisë derisa në ditën kur Melody erdhi në jetë, ajo vendosi ta ndante lajmin me publikun.

Pas këtij lajmi, e gjithë vëmendja shkoi për partnerin e këngëtares, që prej vitesh e kishte mbajtur sekret. Blendi Greço është partneri i Marizës. Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbajti sekret shtatzëninë, historia e dashurisë së Mariza

Ndryshe nga Mariza, Blendi nuk është një fytyrë publike, por në profilin e tij në rrjetet sociale shihet pasioni për sportin dhe aventurën. Lidhja e tyre vazhdon prej disa vitesh, duke preferuar që ta mbajnë këtë histori sa më larg vëmendjes mediatike.

Mbajti sekret shtatzëninë, historia e dashurisë së Mariza

Për ata që i njohin, Blendi dhe Mariza janë padyshim një çift shumë simpatik, që e reflektojnë dashurinë që kanë mes njëri-tjetrit. Në daljet e saj publike Mariza muajt e fundit ka qenë më e hapur, duke zbuluar detaje nga kjo histori dashurie.

Mbajti sekret shtatzëninë, historia e dashurisë së Mariza

“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson, por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka”, shprehej Mariza më herët, teksa tregonte planet për martesë.

Mbajti sekret shtatzëninë, historia e dashurisë së Mariza

Ajo zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur.

“Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë.  Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”

Burimi: Panorama