“SI S’TË VJEN TURP, NJERËZIT PO VDESIN PËR BUKË”/ Këngëtarja shqiptare, sherr me komentusit: Surat shtrembër, injorant… – AlpeGossip
“SI S’TË VJEN TURP, NJERËZIT PO VDESIN PËR BUKË”/ Këngëtarja shqiptare, sherr me komentusit: Surat shtrembër, injorant…

“SI S’TË VJEN TURP, NJERËZIT PO VDESIN PËR BUKË”/ Këngëtarja shqiptare, sherr me komentusit: Surat shtrembër, injorant…

Këngëtarja Ingrit Gjoni ka zgjedhur që këto ditë të vështira, ndërsa Shqipëria është prekur nga pandemia e koronavirusit, t’i kalojë në Gjirin e Lalëzit, në vilën e saj.

Ajo poston herë pas here pamje në rrjetet sociale, ndërsa në videon e fundit, ku shfaqet bashkë me djalin duke pjekur mish në hell, është zënë me komentuesit, që e kanë kritikuar se po e tepëron me pastime të tilla, duke parë gjëndjen e vështirë në vend.

“Marre s’të vjen…njerëzit vdesin për bukën e gojës në këto kohë të vështira e ti këtu reklamon grillin dhe kushtet e tua të jetesës që në vend t’i ndihmosh të varfrit dhe ata janë të uritur, kurse ti i urit edhe më shumë. Je një shembull i keq ti, turp të qoftë”,  shkruan një komentues.

Këngëtarja i është përgjigjur ndërkohë, si më poshtë:

“Po kur reklamon purot dhe ti me atë surat të shtrembur, mos pyt më që mot të reklamoj unë, injorant.”