I SHPËTOI VDEKJES/ Demi Lovato do të tregojë historinë e saj në albumin muzikor – AlpeGossip
I SHPËTOI VDEKJES/  Demi Lovato do të tregojë historinë e saj në albumin muzikor

I SHPËTOI VDEKJES/ Demi Lovato do të tregojë historinë e saj në albumin muzikor

Demi Lovato është duke u përgatitur të tregojë të vërtetën e saj personale në albumin muzikor, pas mbidozës gati vdekjeprurëse vitin e kaluar.

“E dini çfarë është e bukura e të bërit një album?”-shkroi këngëtarja në një postim në InstaStory. “Mund të thuash gjithçka që dëshiron, të jesh e hapur dhe e sinqertë aq sa është e mundur dhe më në fund të tregosh anën tënde të historisë, pavarësisht se disa nuk mund ta pëlqejnë.”

Vetëm disa muaj përpara overdozës, Demi publikoi këngën “Sober”, duke zbuluar se vuante nga alkooli.

Ish ylli i Disney ka luftuar publikisht me varësinë nga droga, çrregullimi bipolar, vetë-dëmtimi, bulimia si edhe ka folur hapur për shëndetin e saj mendor.

Ajo kaloi disa muaj në qendër të shëndetit mendor pas mbidozës së drogës