Beniada Nishani, mbesa e ish presidentit Bujar Nishanit ka marrë vëmendje të madhe me fotot e saj sensuale. Beniada ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ku rrëfeu se si ka reaguar familja e saj e kryesisht i ati, kur mori vendimin për të pozuar e zhveshur.
“Gjithë këto modele e suksesshme kanë filluar me fotot sensuale. Është diçka strategjike dhe fotot sensuale janë më të guximshme. Është pika e fortë e imja, të gjitha modelet nxjerrin trupin dhe fytyrën, jo vetëm unë .Në fillim nuk e pritën mirë, sepse më thonin shiko shkollën dhe në fillim ishin skeptik. Prindërit kanë frikë që mos shkoja në rrugën e gabuar dhe më jepni këshilla dhe avash avash më kanë pranuar”, tregoi Beniada e cila prej vitesh jeton në Itali.
Benaida tregoi se ëndrra e saj më e madhe është të prezantojë festivalin më të madh të muzikës italiane, Sanremon.