NËSE KENI FYTYRË TË GJATË/ 7 modelet e flokëve që duhet t’i provoni me patjetër – AlpeGossip
NËSE KENI FYTYRË TË GJATË/ 7 modelet e flokëve që duhet t’i provoni me patjetër

NËSE KENI FYTYRË TË GJATË/ 7 modelet e flokëve që duhet t’i provoni me patjetër

Modeli më i mirë i flokëve për një fytyrë të gjatë është çfarëdolloj modeli që ju të dëshironi. Por nëse keni ngecur në një rutinë të njëjtë dhe po kërkoni për modele të reja që të mund të përshtaten me fytyrën tuaj, atëherë ne ju shfaqim më poshtë 7 prej tyre sipas ‘Cosmopolitan’:

1-Baluke të dendura.

Këtë model e ka përvetësuar Sandra Bullock, pasi ky lloj modeli me baluke të dendura që shkojnë deri pak poshtë vetullave bën të mundur balancimin e tipareve tuaja.

2-‘Pixie’.

Guxoni të provoni dhe këtë model të Kerry Washington. Është modeli perfekt për të treguar të gjitha këndet e fytyrës suaj.

3-Flokët pjesërisht të kapur.

Në vend që të kapni komplet flokët provoni të lëshoni disa pjesë floku përpara fytyrës kështu si Emily Ratajkowki.

4-Flokë të gjatë me baluke të shkallëzuara.

Flokët e shkallëzuar të kombinuar me mollëzat tuaja të gjata do të definonin tiparet e fytyrës suaj.

5-Flokë të kapur me baluke të kthyera anash.

Një model ky i përdorur nga Rihanna. Shumë ‘class’ dhe për më tepër ndihmon të balancojë tiparet ne fytyrën tuaj.

6-Flokë të gjatë me shkallëzim nga mbrapa.

Nëse nuk jeni fanse të balukeve atëherë mund të provoni këtë lloj modeli të Beyonce. Provoni t’i bëni me onde ato.

7-Flokët në gjatësinë e shpatullave dhe me onde.

Një model i tillë me shumë volum kështu si Gabrielle Union do të tërheqë menjëherë vëmendjen tek mollëzat dhe ondet do të bëjnë të mundur rrumbullakimin e fytyrës