Xhaxhai i modeles së njohur Arbenita Ismajli ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë modelja përmes një postimi në Instastory.
Ajo është njoftuar nga e motra për humbjen e madhe. Arbenita ka treguar se ajo dhe xhaxhai nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie të ngushtë por ikja e tij i ka thyer zemrën.
“Sapo më telefonoi motra, një nga xhaxhallarët e mi ka humbur jetën! Edhe pse ne nuk kemi qenë kurrë të lidhur, m’u thye zemra. Pusho në paqe!”, ka njoftuar modelja.