PRISNI TË PAPRITURËN KËTË VERË! Dhurata Dora dhe reperi i njohur po gatuajnë një super hit në Spanjë – AlpeGossip
PRISNI TË PAPRITURËN KËTË VERË! Dhurata Dora dhe reperi i njohur po gatuajnë një super hit në Spanjë

PRISNI TË PAPRITURËN KËTË VERË! Dhurata Dora dhe reperi i njohur po gatuajnë një super hit në Spanjë

Kanë kaluar pak ditë që kur Dhurata Dora publikoi këngë e re të titulluar “Ferrari”, që po bën namin në You Tube dhe deri tani numëron 5 milionë klikime.

Ditën e djeshme të gjithë u surprizuam kur mësuam se këngëtarja e njohur do sjellte një bashkëpunim me Sabri Fajzullahun.

I ftuar në “Prive” këngëtari i madh shqiptar ka thënë se gëzon respekt të madh për Dhuratën dhe se nuk e kanë harruar duetin mes tyre.

Madje ai ka zbuluar edhe këngën që do realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që si duket do vijë në një version “Remake”.

Mirëpo, nuk ka mbaruar këtu pasi Dhurata ndërkohë po xhiron klipin e këngës së re që do jetë në bashkëpunim me KMN Azet.

Fansat kanë vënë re se dyshja së fundmi është shfaqur në të njëjtat ambiente në Spanjë, teksa njëri prej bashkëpunëtorëve të tyre ka publikuar një video ku u ka bërë tag, madje na ka zbuluar edhe pakëz nga kënga.

Kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë, pasi 4 muaj më parë sollën “Lass Los”, që rezultoi një sukses i vërtetë dhe si duket një ogur i mirë për ta.

Kujtojmë se disa ditë më parë Azet u rikthye sërish në rrjetet sociale, ku ka paralajmëruar këngën e re.

“InshAllah” titullohet ky projekt, pjesë e albumit “Fast Life 2” që publikohet së shpejti.

Ajo që na emocionoi më shumë nga kjo video ishte fakti që në pjesën e parë, nis me një mesazh tejet të ndjerë të nënës së reperit që ka mall për djalin i cili është vazhdimisht në koncerte.