Një ditë më parë në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, u diskutua tema në lidhje me deklaratën që bëri Arjan Curri në podkastin e Grida Dumës, ku tha se do të bënte një fëmijë me marrëveshje
Moderatorja e njohur, Lei Kraja, i habiti të pranishmit në studion e emisionit si dhe dëgjuesit kur bëri deklaratën e papritur. Ajo tha se ka menduar që nëse nuk do të ketë bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i thotë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë me kontratë.
Kësaj deklarate të papritur të Leit i ka kthyer përgjigje menjëherë Çepani. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon ku tregon moderatoren teksa thotë kërkesën e saj për të.

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër në postimin e tij.













![Shtatzënë në skenë, Laura Nezha zbulon sikletin që hoqi dhe publiku nuk e kuptoi. Mësojeni tani! [VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/lauranezhafotoimasgj-400x215.jpg)