SHIFRA MARRAMENDËSE/ Zbuloni sa PAGUHEN të famshmit shqiptarë! Nga moderatorët deri tek… (FOTO) – AlpeGossip
SHIFRA MARRAMENDËSE/ Zbuloni sa PAGUHEN të famshmit shqiptarë! Nga moderatorët deri tek… (FOTO)

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Zbuloni sa PAGUHEN të famshmit shqiptarë! Nga moderatorët deri tek… (FOTO)

Të gjithë jemi kuriozë të dimë se sa paguhen personazhet që çdo ditë i shohim në televizion dhe i përdorim shpesh herë si burim informacioni apo i lejojmë të na japin mendë me ato çka thonë dhe çka bëjnë.

E kemi fjalën për të famshmit shqiptarë.

Po sa paguhen dhe cilët janë më të paguarit, AlpeNews.al ju tregon disa prej tyre. Sigurisht që më të famshmit janë më të paguarit. Jo se janë me të vërtetë më të mirët por fama që kanë krijuar i ka bërë më të dashur.
Po e nisim me moderatorët që duket se për të rritur akoma më shumë “popullaritetin” e tyre tregojnë shifra marramendëse.

Blendi Fevziu (Opinion) – 30 milionë lekë të vjetra / muaj

Arian Çani (Zonë e Lirë) – 20 milionë lekë / muaj

Përtej debatit politik, apo asaj që Blendi Fevziu e thënë publikisht në lidhje me gazetarinë televizive qëndrojnë edhe konkurrenca midis emisioneve sipas të ardhurave që gjenerojnë për drejtuesit e tyre.
Mësohet se më i paguari dhe me më shumë të ardhura nga emisioni, është Ermal Mamaqi me emisionin e tij katër herë në muaj, “Xing me Ermalin”.

Të ardhurat nga paga dhe reklamat shkojnë nga 380-400 mijë euro në vit.

Ardit Gjebrea, me “E Diela Shqiptare”, po me katër herë në muaj, është rreth 300 mijë euro, përtej benefiteve të tjera.

Dhe për këngëtarët shqiptarë kanë dalë shifra se sa fitojnë.

Këngëtarët shqiptarë paguhen më pak se ata nga Kosova. Ata paguhen mesatarisht 2,000 deri në 5,000 euro në natë për performancat që shpesh janë edhe me “play back”.

Këngëtarë si Ledri apo Noizy mund të paguhen në natë nga 4,000–5,000 euro. Menaxherët japin edhe shifra që kanë shkuar në 7,000 euro në natë për këngëtarë të caktuar.

Më të mirëpaguar janë këngëtarët nga Kosova, tarifat për të cilët shpesh i kalojnë 4,000 euro në natë.
Ghetto Geasy, Capital T, Agon Amiga, Nora Istrefi, Dafina Zeqiri, Genta Ismaili, etj., janë ndër emrat që pëlqehen më shumë. Për shembull: Dafina Zeqiri paguhet 5,000 euro në natë, ndërsa Capital T rreth 4,000.

Rreth pagës së tyre kanë folur dhe aktorët.

Gjatë një interviste Çani i ka kujtuar Rezart Veleshnjës se dikur ka thënë se paguhej 4 milion e gjysmë. I pyetur nga Çani nëse paguhet vërtet aq sa thotë, aktori u përgjigj: “Një më pak?” dhe që ishte i kënaqur me rrogën e tij, shkruan AlpeNews.al

I ftuar në emisionin thumb dhe akotori ose momentalisht “Drejtori i Teatrit të Kukullave” Erion Isai ka treguar për rrogën e tij.

“Si pozicion pune është kategoria 2B që ka administrate shtetërore dhe është 100 mijë lek të reja, 1 milion lek të vjetra, por ama është një çështje përkushtimi, ku unë jam i lumtur të tregojë aftësitë e mija menaxhuese. Unë kam qenë shumë i paguar dhe në Top Channel edhe në Këngën Magjike shumë shumë i paguar”, përfundoi Erioni.

Ka dhe nga ata që fitojnë lek nga rrjetet sociale.

Një prej tyre është Olti Curi i cili i thotë që pagesa e tij vjen nga reklamat në Facebook dhe Instagram, e cila shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë.
Rroga zyrtare e kryeministrit Rama është 2 015 199 Lek që do të thotë se rroga e Oltit shkon diku te 4 milion e 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Arjon Muça gjithashtu ka zbuluar se cila është shuma më e madhe që ai ka marrë për një postim në Instagram.
I ftuar në Pop Culture, përballë Dojna Memës, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Përsa i përket modeleve, të vetmes që i ka dalë një shifër konkrete se sa fiton është Alesia Noka.
Endriti që është dhe fotografi i saj është shprehur se ajo ka arritur të fitojë 8 mijë dollarë në dy muaj punë.


Në vetëm dy muaj, ka thënë Endriti, Alesia mund të ketë punuar intensivisht vetëm 10 ditë, nga mëngjesi e deri në darkë dhe mund të ketë ndryshuar veshjet e saj rreth 80 herë.

Gjithë të tjerët kanë treguar vetëm që paguhen mirë ose shumë mirë por asnjëherë nuk kanë treguar shifra reale.

Përgatiti AlpeNews.al