U RRËMBYE PARA 32 VITESH/ Gruaja gjendet gjallë sëbashku me djalin e saj – AlpeGossip
U RRËMBYE PARA 32 VITESH/ Gruaja gjendet gjallë sëbashku me djalin e saj

U RRËMBYE PARA 32 VITESH/ Gruaja gjendet gjallë sëbashku me djalin e saj

Policia e Argjentinës në bashkëpunim me atë boliviane, arritën të gjenin një argjentinase të rrëmbyer 32 vite më parë.

Asokohe ajo ishte 12 vjeçe dhe ka qenë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Me kërkesë të autoriteteve argjentinase, njësia boliviane e luftës kundër krimit, kishte arritur të gjente prova mbi zhdukjen e saj në Bermejo, një qytet i vogël në jug të Bolivisë.

Ajo u shpëtua sëbashku me të birin dhe më pas u transferuan në Mar de Plata, qytetin e saj të origjinës, rreth 400 km larg Buenos Airesit.

Pas 32 vitesh, ajo arriti të bashkohet sërish me familjen e saj.