PAS SHKËPUTJES NGA EKRANI/ Rashel Kolaneci rikthehet, ja emisioni ku do ta shihni (FOTO) – AlpeGossip
PAS SHKËPUTJES NGA EKRANI/ Rashel Kolaneci rikthehet, ja emisioni ku do ta shihni (FOTO)

PAS SHKËPUTJES NGA EKRANI/ Rashel Kolaneci rikthehet, ja emisioni ku do ta shihni (FOTO)

Pas një periudhe të gjatë larg ekranit, por jo larg vëmendjes së mediave, Rashel Kolaneci do të rikthehet sërish në TV Klan. Lajmin e ka dhënë vetë modelja me postimet e fundit në Instastory.

Rasheli njofton se është bërë pjesë e trupës së aktorëve të spektaklit të humorit “Duplex show” i cili fillon nesër në TV Klan.

“Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë po i bie si nga Kina, nga dita e shtunë ora 20:05 më ndiqni në Klan, si pjesë e trupës në shown më cool në Shqipëri. Zyrtarisht e juaja. Ju dua të gjithëve”, shkruan Rasheli.

Në foton e fundit të postuar në Instagram Rasheli ka zbuluar edhe pamjen me të cilën do e shihni në puntatën e saj të parë në “Duplex”.