Ashtu siç ishte njoftuar para pak ditësh, Anila Çela do të jetë moderatorja e emisionit “Nga e para” që do të rikthehet në Vizion plus pas shumë kohësh.
Për shkak të angazhimit me këtë emision, Anilës i duhet ta lërë moderimin e “Vizioni i pasdites” dhe sot ka qenë puntata e saj e fundit.
Moderatorja ka bërë një postim prekës në Instagram ku shkruan se do i mungojë shumë ky emision.
“Gati dhe sot në 17:50 takohemi në ‘Pasditen time’ të fundit. Ka qenë një rrugëtim i gjatë disavjeçar ndaj, nuk qenka dhe aq e lehtë. Sot do të doja të falenderoja të gjitha ata (dhe janë shumë) që ndër vite më kanë dhënë mbështetjen e tyre, që më kanë besuar e ndihmuar për t’u rritur ndër vite. Faleminderit publiku i ‘Vizioni i pasdites’, suporti më i madh kur je në ekran. Do të më mungojnë emocionet e bukura të transmetimeve live. Suksese Evi Reçi. Shihemi sërish pas pak kohësh”, ka shkruar Anila Çela.
Kujtojmë që emisionin “Vizioni i pasdites”, do e prezantojë tani e tutje Evi Reçi.












![‘Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi’: Thanë se ishte Varrosi, por u gabuan, ja kush është personi që i këndoi vërtet modeles [FOTO/VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/1111111111111111111111111111111111111111111-400x196.jpg)







