Rikthehen Kiara Tito dhe Butrint Imeri?! Ja DETAJI që i nxori zbuluar (FOTO) – AlpeGossip
Rikthehen Kiara Tito dhe Butrint Imeri?! Ja DETAJI që i nxori zbuluar (FOTO)

Rikthehen Kiara Tito dhe Butrint Imeri?! Ja DETAJI që i nxori zbuluar (FOTO)

Prej kohësh në mediat shqiptare është komentuar gjatë lidhja ndërmjet moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri. Lajmet se ata janë në një lidhje dashurie kanë nisur shumë muaj më parë, por edhe pse dyshja është kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në çdo dalje publike e kanë mohuar duke thënë se janë thjesht miq.

Mirëpo përpara disa javësh Butrinti vendosi ta heq Kiarën nga Instagrami dhe pas disa kohësh edhe moderatorja bëri të njëjtën gjë. Ky detaj bëri që të aludohej se çifti i kishte dhënë fund lidhjes dhe ky lajm u përforcua edhe pas deklaratës së Kiarës në emisionin ‘Pop Culture’.

Ajo u shpreh se arsyeja se përse nuk është e lidhur me Butrintin është sepse ai është larg dhe lidhja në distancë nuk funksionon.

Megjithatë pak minuta më parë Butrinti filloi ta ndjek përsëri bukuroshen e ekranit në Instagram dhe Kiara ja ktheu. Ky veprim ngriti dyshimet se mes tyre gjithçka është sqaruar dhe se çifti është rikthyer përsëri bashkë.