E THOTË SHKENCA/ Ky ilaç bën çudira me dhëmbët e prishur dhe të thyer - AlpeGossip
E THOTË SHKENCA/ Ky ilaç bën çudira me dhëmbët e prishur dhe të thyer

E THOTË SHKENCA/ Ky ilaç bën çudira me dhëmbët e prishur dhe të thyer

Ka një ilaç që na rigjeneron dhëmbët, i cili përdoret për të kuruar njerëzit e prekur nga sëmundja e njohur si “Alzheimer”.

Shkencëtarët nga King’s College në Londër kanë zbuluar se, medikamenti i quajtur “Tideglusib”, që u jepet pacientëve të prekur me”Alzheimer”, aktivizon qelizat në qendër të dhëmbit të dëmtuar dhe përshpejton shërimin e të çarave të vogla dhe vrimave.

Dhëmbët kanë aftësi për t’u vetërigjeneruar, por nuk mund ta bëjnë këtë kur ai është i thyer në thellësi dhe kështu lënë vetëm një shtresë të hollë mbrojtjeje.

Medikamenti stimulon procesin e rigjenerimit natyror për të mbyllur më shumë vrima të mëdha.

“Pothuajse çdo person në planet ka një dhëmb të thyer. U përpoqëm qëllimisht të krijonim diçka shumë të thjeshtë, shumë të shpejtë dhe me kosto minimale”, tha profesori Paul Sharpe, drejtuesi i studimit.

Por ende nuk është provuar nëse medikamenti mund të bëjë të mundur rimbjellen e dhëmbëve të njeriut. Por kujdes: Konsultohuni me mjekun ose farmacistin!