UPS/ Foli për lidhjen e tyre, Era Istrefi nxjerr bllof Julian Perrettan (FOTO) – AlpeGossip
UPS/ Foli për lidhjen e tyre, Era Istrefi nxjerr bllof Julian Perrettan (FOTO)

UPS/ Foli për lidhjen e tyre, Era Istrefi nxjerr bllof Julian Perrettan (FOTO)

Prej kohësh është përfolur se Era Istrefi është në një lidhje me këngëtarin britanik Julian Perretta. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit e nga ky fakt nisën dhe aludimet.

Së fundmi Juliani foli për Erën teksa pyetej nga fansat në Instagram. Njëri prej tyre e pyeste se sa shpesh flet me Era Istrefin dhe Juliani u përgjigj se ata komunikojnë thuajse çdo ditë.

Postimin e këngëtarit, e ka publikuar edhe Era, e cila me përgjigjen e saj ka treguar shkurt dhe shqip se ata nuk janë të lidhur. “Më mungon shoku im i ngushtë Jul”, shkruan Era duke i dhënë fund thashethemeve.