Veprimi i fundit i Adis Patushit ndaj Fifi po bën xhiron e rrjetit.
Çifti duken të pandarë nga njëri-tjetri dhe Adisi po e shoqëron këngëtaren në çdo hap dhe është krah saj në çdo angazhim dhe koncert.
Së fundmi ata kanë qenë në Londër ku artistja ka mbajtur disa koncerte. Mirëpo, veprimi i ëmbël që Adisi ka bërë ndaj saj ka marrë vëmendjen e të gjithve. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku Fifi ndodhet në skenë duke performuar.
Mirëpo, asaj i ka ndodhur një incident me sandalet dhe në ndihmë i ka ardhur menjëherë Adisi i cili e ka ndihmuar për t’i veshur para të gjithve.
Në një video që pushtoi rrjetin çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte. Që pas këtij momenti të dy janë shfaqur kudo bashkë dhe nuk i kanë kursyer foto e videot me njëri-tjetrin. kujtojmë se Adisi është ish-bashkëshorti i Adrola Dushit e madje kanë edhe një djalë së bashku.
Ai dhe Fifi janë njohur pas daljes së Fifit nga “Big Brother VIP” përmes Kledi Hysës, i cili është kushëri me Adisin e është njohur me Fifin në reality-show.