MIRUPAFSHIM JORDYN/ Kylie Jenner e zëvendëson me një tjetër shoqe të ngushtë – AlpeGossip
MIRUPAFSHIM JORDYN/ Kylie Jenner e zëvendëson me një tjetër shoqe të ngushtë

MIRUPAFSHIM JORDYN/ Kylie Jenner e zëvendëson me një tjetër shoqe të ngushtë

Shoqja e saj e ngushtë, Jordyn Woods, beson se miqësia e tyre është kthyer si më parë dhe është hedhur pas krahëve puthja e saj me Tristan Thompson.

Por nga ana tjetër Kylie Jenner u dallua të dielën duke bërë pazar me shoqen e ngushtë që zëvendësoi Jordyn, Heather Sanders.

21-vjeçarja po shihte mes orëve “Cartier” dhe këpucëve luksoze, teksa kishte zgjedhur një veshje sportive.

Të dyja kanë shpenzuar shumë kohë bashkë pas zhgënjimit nga Jordyn. Kylie dhe Heather janë shoqe prej vitesh, pasi u takuan në festën e 16-vjetorit të Kendall, ku performonte Tyga.

Ajo është pronarja e “The Sorella Boutique” dhe është e fejuar e shokut të ngushtë të Tyga-s, King Trill, me të cilin ka dy fëmijë.

Miqësia mes tyre u bë më e fortë kur të dyja mbetën shtatzënë njëkohësisht.