KTHIM NË KOHË/ Të paktën një nga këto trende e keni adhuruar dikur – AlpeGossip
KTHIM NË KOHË/ Të paktën një nga këto trende e keni adhuruar dikur

KTHIM NË KOHË/ Të paktën një nga këto trende e keni adhuruar dikur

Kur shohim fotot e disa viteve më parë është e pamundur të mos të qeshim me diçka që kemi veshur apo me modelin e flokëve që kemi pasur. Disa prej këtyre trendeve do të na pëlqenin të riktheheshin, disa janë rikthyer, ndërsa disa të tjerë do të donim t’i zhduknim përgjithmonë. Si thoni sikur të kujtojmë disa prej trendeve që dikur i kemi adhuruar? Le të bëhemi pak nostalgjikë.

1. Balluket e shkallëzuara të hedhura në një anë.

E kush tjetër lidhet më mirë me këtë trend sesa Alban Skënderaj?

2. Fustanet e shkurtër para dhe të gjatë mbrapa.

Ky trend më kujton veten time në mbrëmjen e maturës, por po vendos më mirë një foto të gjetur online… ¯\_(ツ)_/¯

3. Pendët ose gërshetat artificialë të ngjitur në flokë.

4. Streçet dhe sidomos ato me motive.

5. Chocker-at.

Të gjithë ia kishim zili chocker-at Hilary Duff-it.

6. Syzet plastike që ngjanin si grila dritareje.

Mund të rrëzoheshe ose të përplaseshe në ndonjë shtyllë, por ia vlente sepse dukeshe super trendy.

7. Topuzët e meshkujve lulëzuan në vitin 2010 dhe duket se ky makth do të na përndjekë përgjithmonë.

8. Të ruaje kokën dikur ishte sexy.

9. Xhinset me shtrat të shkurtër.

Fatmirësisht ky makth mbaroi në kohë. RIP

10. Flokët e lyer vetëm nga fundi.

11. Çorapet me vija.

I adhuroja kur i vishja me fundin me kuadrata. Çfarë dëmi për sytë e të tjerëve!