TRIKOJA E GJYSHES/ Vajzat e njohura na treguan si ta bëjmë të duket trendy – AlpeGossip
TRIKOJA E GJYSHES/ Vajzat e njohura na treguan si ta bëjmë të duket trendy

TRIKOJA E GJYSHES/ Vajzat e njohura na treguan si ta bëjmë të duket trendy

Trikoja e gjyshes nuk është dukur kurrë më bukur se këtë sezon. Mund të mos e kishit menduar kurrë, por një triko e vjetër në gardërobën tuaj është gjithçka që ju duhet për t’u dukur trendy. Nëse keni dyshime, jemi të sigurt që do të bindeni, pasi të shihni si duken vajzat e njohura. Fillimisht ishte Aurela Hoxha dhe Rihanna që na treguan si mund të veshësh një triko të gjatë si fustan. Vajzat veshën të njëjtën triko, por të kombinuar në mënyra të ndryshme dhe i bënë të gjithë të kthenin sytë.

Rihanna

Aurela Hoxha

Më pas Bella Hadid na tregoi se të veshësh trikon pa gjë poshtë dhe me disa kopsa të zbërthyera dukej super trendy. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Lori Hoxha. Në një foto të postuar pak më parë, Lori është shfaqur e veshur me xhinse boyfriend, me sandale me rripa dhe me trikon e famshme që nuk ka ndonjë dallim nga ato të gjyshes. Edhe ajo i ka lënë zbërthyer disa kopsa dhe nga fundi njërën anë e ka futur në xhinse.

Bella Hadid

Lori Hoxha

Besojmë se tani u bindët të nxirrni nga dollapi të gjitha trikot që ju ndodhen dhe të provoni t’i vishni si vajzat e famshme? Është e sigurt që do të dukeni po aq trendy sa ato.

Si mendoni?