PO PUSHONTE NË MYKONOS/ Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit, jeta luksoze dhe si u fut në “kurth” nga grekët – AlpeGossip
PO PUSHONTE NË MYKONOS/ Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit, jeta luksoze dhe si u fut në “kurth” nga grekët

PO PUSHONTE NË MYKONOS/ Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit, jeta luksoze dhe si u fut në “kurth” nga grekët

Policia greke ka vënë në pranga biznesmenin rumun Dragos Savulescu, i cili është edhe bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini.

Lajmi është bërë i ditur nga Protothema, e cila në një artikull të publikuar sot ka shkruar mbi arrestimin e dy personave të cilët bënin një jetë luksoze në Mykonos duke shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Savulescu është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij “në një skandal të madh ekonomik në Rumani, ku akuzohet për përvetësimin e parave publike”.

Kujtojmë se Drago? Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. Ai u dërgua te Prokurori i Apelit i Syros për ekstradim tek autoritetet rumune. Savulescu nuk i rezistoi arrestimit./ Marrë nga protothema.gr