Erioni dhe Besi rikthehen në Top Channel? Flet vetë aktori dhe u jep fund aludimeve – AlpeGossip
Erioni dhe Besi rikthehen në Top Channel? Flet vetë aktori dhe u jep fund aludimeve

Erioni dhe Besi rikthehen në Top Channel? Flet vetë aktori dhe u jep fund aludimeve

Që prej largimit nga “Portokalli” po diskutohet gjatë se ku do i shohim dyshen e preferuar të publikut shqiptar, Erion Isai dhe Bes Kallaku.

Fillimisht u përfol se ata do të vinin me një program humori në ekranin e Tv Klan e pak ditë më parë u shkruajt se dyshja e njohur do të shfaqej në Top Channel.

Blitz.al kontaktoi me Erionin për të marrë një informacion më shumë mbi rikthimin e tyre në ekran. Aktori i njohur u shpreh se zërat për kthimin e tyre në Top Channel nuk janë të vërtetë.

“Jo, nuk do të jemi në Top Channel. Është çështje shumë shumë pak ditësh reagimi zyrtar se ku do të jemi.”,- është shprehur Erioni.

Thuhet se bashkë me Besin dhe Erionin, në projektin e ri do të jetë edhe Olsi Bylyku ose ndryshe i njohur me personazhin e Kimikatit.

Dyshimet lindën pas largimit të tij nga “Portokalli” dhe publikimit të një fotoje ku ai shfaqej përkrah dy kolegëve të tij, Erionit dhe Besit. Projekti i tyre ka bërë kuriozë shumë njerëz ende pa filluar dhe pa dhënë asnjë detaje por ashtu siç vetë Erioni e ka thënë gjithçka do të tregohet brenda pak ditësh