“SHOQËRIA IME ME DONALDIN…”/ Rrëfehet Sarah: Puthjen e Einxhel me Dagz e pashë në studio, nëse e ka bërë… – AlpeGossip
“SHOQËRIA IME ME DONALDIN…”/ Rrëfehet Sarah: Puthjen e Einxhel me Dagz e pashë në studio, nëse e ka bërë…

“SHOQËRIA IME ME DONALDIN…”/ Rrëfehet Sarah: Puthjen e Einxhel me Dagz e pashë në studio, nëse e ka bërë…

Sarah Berisha ka dhënë sot intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ajo ishte në studion e “Fan Club BB VIP”, ku ka folur për eksperiencën e saj në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri.

Fillimisht, blogerja e njohur u shpreh se nga shtëpia e BB VIP i mungojnë Donaldi, Beniada dhe Dj Dagz.

“Kam krijuar një miqësi shumë të mirë me ta. Por dihet shoqëria ime me Donaldin, një shoqëri e pastër. Me Beniadën, me durrsaken time dhe me Dagz që më ka qëndruar shumë pranë brenda shtëpisë”, tha Sarah.

Ndërsa e pyetur nëse e mërziti fakti se Einxhel dhe Dj Dagz u puthën kur ky i fundit ishte në nominim me të, ajo tha se e mori vesh për këtë kur kishte dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

“Puthjen e kam parë gjatë live, kur isha në studio. Në fakt mbeta pak, se marrëdhënia e tyre ka pasur ulje e ngritje. Ditët e fundit i pashë pak afër, nëse Einxhel e ka bërë për ta pasur në shtëpi, ashtu do bëja edhe unë. As nuk dua ta komentoj e as ta kritikoj”, u shpreh Berisha.

Sarah gjithashtu zbuloi nëse ka lexuar komentet që janë shkruar për të gjatë kohës që ka qëndruar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Jam munduar që këto ditë përveçse të marr veten, e të shijoj familjen e PM. Komentet e sidomos ato negative, nuk kam dashur që ti lexoj. E di se çfarë është shkruar që në fillim, është folur për luhatjet e mia me PM, për një pëlqim për Granitin. Kam lexuar ato pozitive, ato më hyjnë në punë. Kam marrë një mbështetje të madhe nga fansat”, tha Sarah.