E akuzojnë për ndërhyrje, Aurela Gaçe i mbyll gojën komentueses me përgjigjen: Na keni çarë… (FOTO) – AlpeGossip
E akuzojnë për ndërhyrje, Aurela Gaçe i mbyll gojën komentueses me përgjigjen: Na keni çarë… (FOTO)

E akuzojnë për ndërhyrje, Aurela Gaçe i mbyll gojën komentueses me përgjigjen: Na keni çarë… (FOTO)

Njihet për karakterin e drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse sidomos kur bëhet fjalë për akuza të pabaza.
Pasi publikoi një foto e grimuar ndërkohë që ishte në plazh, këngëtarja është gjykuar nga komentuesit, disa prej të cilëve e kanë akuzuar edhe për ndërhyrje plastike.

Kaq ka mjaftuar që Aurela t’u përgjigjet duke treguar edhe njëherë se i bën gjërat siç i ndjen.
“Ty të prish ndonjë punë? Jo. Atëherë vazhdo jeto jetën tënde”- i është përgjigjur komentueses që i ka përmendur grimin në plazh.

Ndërkohë një tjetër koment që e ka mërzitur këngëtaren ka qenë ai ku e akuzonin për ndërhyrje plastike.

” Bravo e gjete. Na keni çarë kokën. Ju nuk dini punë tjetër, kur duken rrudhat, u plak kur nuk duken patjetër ke bërë diçka. Mençuria vetë jeni” – i është përgjigjur Aurela