Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj i habiti të gjithë me disa postime që bëri në rrjetet sociale, duke iu drejtuar ashpër opinionistes së “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku.
Këngëtarja e njohur publikoi në “Instastory” një bisedë të Balinës me një person tjetër, ku aludonte se Trixa ishte nisur me pushime së bashku me të dashurin. Më pas, Ramosaj e paralajmëron atë që të jetë hera e fundit që hamendëson për të, përndryshe do të ndiqte rrugë ligjore. Gjithashtu këngëtarja shkroi se “nuk ia ulte vlerat dot Balina”.
Por nuk dihet se çfarë ka ndodhur, pasi Trixa këto postime i ka fshirë. Ndoshta kjo ndodhi pas reagimit të Bodinakut në rrjetet sociale.
Por edhe mëngjesin e sotëm, opinionistja e ftuar në studion e “Wake Up” u shpreh se “kjo është një situatë që nuk do donte të fliste”.
“Mënyra se si u servir është shumë larg të vërtetës. Nuk di se dikush mund të përfitojë nga kjo situatë se nuk ka. Nuk dua ti fry një zjarri e ti jap rëndësi një gjëje që nuk ka rëndësi. Trixa duhet ta shpjegojë vetë se çfarë ka. Edhe komunikimi që ka dalë nuk është as i saktë. Nuk kam pasur asnjë komunikim me të”, tha shkurt Bodinaku.