Surprizë: Nëna e Ledri Vulës së shpejti në jurinë e emisionit të famshëm - AlpeGossip
Surprizë: Nëna e Ledri Vulës së shpejti në jurinë e emisionit të famshëm

Surprizë: Nëna e Ledri Vulës së shpejti në jurinë e emisionit të famshëm

Xheraldina Vula, nëna e reperit Ledri Vula, është një ndër figurat më të dashura të televizionit në Kosovë, ku prej një kohe të gjatë drejton emisionin “Diçka po zihet”, një emision ku personazhet VIP ftohen të gatuajnë e të flasin për jetën e tyre.

Por Xheraldina duket se së shpejti do të braktisë Kosovën për të qenë pjesë e një tjetër emisioni të shumëpritur në TVSH. Siç ka bërë të ditur opinionisti Olti Curri, nëna e reperit së shpejti do të jetë pjesë e emisionit “Masterchef Junior”.

Së bashku me kuzhinierët Juli Zguro dhe Sokol Prenga, Xheraldina do të jetë pjesë e jurisë së emisionit që pritet të nisë së shpejti dhe që do të ketë në fokus fëmijë të vegjël që tentojnë të krijojnë receta të shijshme. Burimi: Revistawho.com