PASI U MARTUA ME HAILY BALDWIN/ Justin Bieber pendohet,ja arsyeja (FOTO) – AlpeGossip
PASI U MARTUA ME HAILY BALDWIN/ Justin Bieber pendohet,ja arsyeja (FOTO)

PASI U MARTUA ME HAILY BALDWIN/ Justin Bieber pendohet,ja arsyeja (FOTO)

Justin Bieber përgjatë intervistës së tij të fundit për “Vogue”, rrëfeu publikisht për herë të parë se po përballet me një gjendje jo të mirë emocionale.

Ndër të tjera theksoi se fama ka ndikuar negativisht tek ai: “Përfundova duke bërë gjëra për të cilat më vinte turp t’i bëja, u bëra i pamoralshëm dhe kam përdorur Xanax sepse më vinte turp nga vetja.”

Rikujtojmë se Bieber në shtator të vitit të kaluar celebroi dashurinë me supermodelen Hailey Baldwin. Theksojmë faktin se Justin e bëri celebrimin me Hailey-n pa kontratë paramartesore.

Mirëpo si duket, së fundmi është penduar që e ka bërë një veprim të tillë.

Sipas një burimi për “Us Weekly”, ylli i muzikës është i frikësuar dhe tepër i shqetësuar për kontratën paramartesore.

Por nga lindi i gjithë ky pendim?

Sipas burimit në fjalë, gjërat mes tij dhe Hailey nuk po shkojnë siç duhet: “Ata kanë disa mosmarrëveshje për disa gjëra, por kanë vendosur që të punojnë së bashku për t’i zgjidhur ato.”

Raportohet se Justin në mënyrë të vazhdueshme ndjek seanca terapie për sëmundjen e depresionit.

“Ai ka probleme me besimin. Ka prishur marrëdhënien me disa miq sepse ka frikë se mos ata e përdorin për qëllimet e tyre. Ndërkohë Hailey gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aty për të, duke e mbështetur në gjithçka”, është shprehur burimi.