“DY DITË…”/ Noemi, vajza që u shërua nga Covid-19 tani ju jep këshilla në instagram – AlpeGossip
“DY DITË…”/ Noemi, vajza që u shërua nga Covid-19 tani ju jep këshilla në instagram

“DY DITË…”/ Noemi, vajza që u shërua nga Covid-19 tani ju jep këshilla në instagram

Noemi është një vajza Italiane e cila jeton në Angli. Ajo së fundmi është shëruar nga virusi Covid-19 dhe ditën e sotme ka folur në instagram rreth gjithë eskperiencës që ka kaluar jo vetëm ajo por dhe I dashur dhe shoqëria. Ajo ende nuk është e sigurtë nga është infektuar por mendon se të gjithë sëbashku ajo dhe shoqëria e kanë marrë virusin kur kanë qënë me pushime në Itali, në një vend malor me dëborë, në fund të shkurtit.

Menjëherë pas kthimit në Angli ajo dhe I dashuri I saj kanë ndjerë simptomat e para: temperaturë shumë e lartë, kollë e thatë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Për momentin në vendin ku ajo jeton Londër, masat për coronavirus janë këto:

” Si fillim telefonova në numrin 111, ky është numri në dispozicion për të folur me grupin e gatshëm pasi nuk lejohët që të shkosh në spital. Pas shumë e shumë pyetjeve nga mjekët erdhi një ambulancë në shtëpinë tonë për të na bërë testin. Kaluan dy ditë dhe na telefonuarn për të na thënë se kishim dal pozitivë ndaj Covid-19.” Ka thënë noemi në rrjetet e saj sociale.

Një informacion tjetër që ka thënë është se java e parë është më e vështirë pasi simptomat janë shumë të forta. Tani në javën e tretë cdo gjë është qetësuar.

Image