“PA PANIK…”/ Luana Vjollca na jep këshillën që na duhet më shumë këto ditë – AlpeGossip
“PA PANIK…”/ Luana Vjollca na jep këshillën që na duhet më shumë këto ditë

“PA PANIK…”/ Luana Vjollca na jep këshillën që na duhet më shumë këto ditë

Luana Vjollca ka publikuar para pak minutash projektin e saj më të ri muzikor, sepse siç ajo vetë thotë, në këtë kohë duhet ”Te heqim pak mendjen”.

“Pa panik” quhet kënga më e re e Luanës, titulli i së cilës pavarësisht se i është vënë muaj më parë në mënyrë krejt rastësore, është në fakt këshilla më e mirë që mund të na japi gjatë këtyre ditëve sa të pazakonta, aq dhe të vështira. Në fakt, kanë qenë vetë fansat dhe ndjekësit në Instagram të moderatores që kanë vendosur që kënga të publikohet sot, të cilët po ashtu kanë vendosur që të kënga të shoqërohet me një videoklip, që nuk është gjë tjetër por një video e xhiruar gjatë një seti fotosh të Luanës me telefon.

Në klip shfaqet jo vetëm Luana, si bjonde po ashtu dhe brune e më e lirë se kurrë në set, por edhe disa prej bashkëpunëtorëve të saj, të cilët duket se e pëlqejnë shumë këngën . Për sa i përket këngës vetë, është një ndërthurje e dy stileve muzikore, ku artisja i këndon një djali, që dashurinë e saj duhet ta marri ”Pa panik”.